Fëmijë i vetëm, mesëm, apo i fundit? Këto janë parashikimet për secilin!

Mesa duket ndikon në personalitetin e fëmijëve, nëse janë të vetëm, i mesmi apo fëmija i fundit pra më i vogli. Sipas Intv.al, ekspertët për secilin kanë disa gjëra për të theksuar, që ndikon në të ardhmen e tij.

1. Fëmijë i vetëm
Disa ekspertë besojnë se fëmijët e vetëm janë në shumicën e kohës më të pjekur dhe të zotët e vetes së tyre. Kjo gjë ndodh, pasi ata janë gjithmonë të rrethuar nga më të mëdhenjtë. Sipas Huffington Post, doktori Gail Gross thotë se këta fëmijë kanë një tendencë për të qenë më të fortë dhe pavarur.

2. Fëmijë i mesëm
Dr. Gail Gross shton se fëmija i mesëm është bashkëpunues. Ata në shumicën e rasteve duhet t’i binden më të mëdhenjve dhe të punojnë fort për të arritur gjërat që ata i kërkojnë. Këta fëmijë i zbatojnë rregullat më shumë.

3. Fëmija i fundit
Ata quhen ndryshe “fëmija i vogël i përkëdhelur”. Ata kanë më shumë liri, në krahasim me fëmijët e tjerë që janë para tyre. Prindërit me fëmijën më të vogël, janë më shumë tolerant.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *