Bashkëpunëtorët e “Gentit”, ja shqiptarët që droguan Athinën me kanabis

Disa ditë më parë në Athinë policia greke shkatërroi një organizatë kriminale shqiptare që trafikonte dhe shpërndante kanabis, heroinë e kokainë në kryeqytetin helen.

Plot 145 persona ranë në prangat e policisë, mes të cilëve 3 shqiptarë që kishin role kryesore në organizatë. Në këtë grup kriminal ishin të përfshirë edhe shtetas të huaj, të cilët merreshin kryesisht me shpërndarjen e drogës në lagje të ndryshmet Athinës.

Në bazë të hetimeve dhe përgjimeve 8-mujore, policia thotë se drejtues i kësaj organizate është një shqiptar i ruajtur “Genti”, i cili jeton në Shqipëri dhe nuk ka shkuar asnjëherë në Greqi. Ai kontrollonte aktivitetin e organizatës së drogës përmes 3 shqiptarëve me role drejtuese, që tashmë janë nën arrest, shkruan Syri.net.

shqiptaret-e-droges-ne-greqi shqiptaret-e-droges-ne-greqi-2 shqiptaret-e-droges-ne-greqi-3 shqiptaret-e-droges-ne-greqi-4 shqiptaret-e-droges-ne-greqi-5 shqiptaret-e-droges-ne-greqi-6 shqiptaret-e-droges-ne-greqi-7 shqiptaret-e-droges-ne-greqi-8 shqiptaret-e-droges-ne-greqi-ok

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *