Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta në moshën 58-vjeçare të gazetarit dhe analistit Andrea Stefani.
Në një status në Facebook, Basha shkruan se Stefani është ndër kontribuuesit e parë në median shqiptare në vitet e para të demokracisë.
“Andrea Stefani eshte nje nder kontribuesit e pare ne mediat shqiptare, pas rënies së komunizmit. Me ikjen e tij u shua një zë i veçantë dhe i fortë i diskutimit publik në vend. U prehtë në paqe. Ngushëllime familjes dhe të afërmëve”, thotë kryedemokrati Lulzim Basha.