Kapen 800 kg kanabis nga Shqipëria në Leçe, në pranga 4 shqiptarë. Gjenden dhe armë

Policia italiane ka sekuestruar plot 800 kilogramë kanabis sativa, si dhe 250 gram kokainë dhe armë gjatë paradites së sotme në katër operacione të ndryshme nga policia italiane në Leçe.

Mediat italiane duke cituar policinë shkruajnë se në  pranga u vunë 5 persona, 4 prej të cilëve shqiptarë. Sipas mediave italiane sasia më e madhe e lëndës narkotike është kapur ne fshatin e Akajas, ku policia sekuestroi rreth 5 kuintal kanabis sativa.

Policia italiane ka vënë në pranga dy shqiptarë të cilët u kapen në një makinë me një kallashnikov si me 70 kilogramë kanabis sativa.

Ndërkohë që një shqiptar tjetër u vu në pranga pasi gjatë kontrollit që iu bë karoatrezit me të cilin punonte iu gjeten 130 kg kanabis sativa. Ndërkohë që shqiptari i katërt i arrestuar ishte një 23-vjeçar shqiptar të cilit iu kapën në makinë 1 kuintal tjetër kanabis sativa.


Lum Droge – 4 shqiptare ne pranga me 800 kg… by news-al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *