E vrava se ngacmoi një vajzë të mitur’, dënohet me 9 vite burg Artan Marku

Gjykata e Tiranës ka dënuar sot me 9 vite e 4 muaj burgim Artan Markun, i cili u shpall fajtor për vrasjen e Arben Kaninës. Marku u gjykua me proces të shkurtuar.

Ngjarja ka ndodhur në shkurt të këtij viti, në një nga ish-godinat e Institutit Bujqësor në Kamëz. Autori dhe viktima jetonin me qira në të njëjtën dhomë dhe dyshohet se krimi ka ndodhur pasi të dy ishin në gjendje të dehur.

I pandehuri e pranoi autorësinë e krimit, duke deklaruar se e kishte qëlluar viktimën pasi mësoi se ai ngacmonte një vajzë të mitur. Duke pranuar fajësinë, ai përfitoi edhe gjykimin e shkurtuar ç’ka i uli atij 1/3 e masës së dënimit dhe nga 14 vite burgim, Marku do të vuajë 9 vite e 4 muaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *