Turqia heton edhe kujdestarët e jetimëve për puçin e shtetit

Vazhdon dora e hekurt e presidentit Erdogan për të gjithë personat që ishin pjesë e puçit të shtetit. Kësaj here pjesë e hetimeve janë edhe kujdestarët e jetimëve, pasi dyshohen nga autoritetet turke se kanë lidhje me organizimin e puçit të dështuar, në muajin korrik.

Sipas një zyrtari nëse vërtetohet se kujdestarët e jetimëve janë të përfshirë në ngjarjet e korrikut, fëmijët do të largohen nga shtëpitë. Sipas mediave locale, rreth 5,000 familje strehuese dhe disa institucione të lidhura janë duke u hetuar.

Mbi 125,000 njerëz janë shkarkuar ose pezulluar nga puna dhe rreth 40,000 të tjerë janë arrestuar, pas përpjekjes për puç. Qeveria thotë se hetimet e saj janë të nevojshme për të frenuar ndikimin e Fethullah Gulenit, klerikut mysliman që akuzohet nga Ankaraja për orkestrim të puçit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *