Adios Fidel Castro, kuba i jep lamtumirën liderit revolucionar

Kuba është dukë mbajtur zi për vdekjen e komandantit të tyre dhe liderit të revolucionit Fidel Castro. Flamujt janë duke u valëvitur në gjysmë shtizë përgjatë 9 ditëve të zisë që janë caktuar nga qeveria.

Të gjithë njerëzit do të jenë në gjendje të bëjnë homazhet nga dita e hënë, përpara hirit të 90-vjeçarit në Santiago de Cuba, atje ku Castro nisi rrugëtimin e tij drejt pushtetit.

Por nuk ndodh e njëjta gje me kubanët që kanë kaluar kufirin dhe ndodhen në Majami, pasi për ta kjo nuk është një ditë zie po feste.

Disa liderë botërorë e kanë përkujtuar ikonën  e shekullit të 20, kurse Presidenti i zgjedhur i SHBA-ve, Donald Trump, tha se Castro kishte qenë një “diktator brutal”.

Castro erdhi në pushtet në vitin 1959 dhe nxiti një revolucion komunist, duke e sfiduar SHBA-në për dekada të tëra.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *