Vllaznia mposht Flamurtarin në Vlorë pas 9 vjetësh

Nuk kanë të ndalur telashet për skuadrën e Flamurtarit, pas problemeve me pagesat dhe kontratat ekipi vlonjat ka humbur edhe tre pikë në shtëpi, pasi është mundur nga Vllaznia.

Vlonjatët janë mposhtur këtë të premte në shtëpi nga Vllaznia, në ndeshjen e parë të javës së 12 të kadegorisë Superiores.

Një gol i shënuar në pjesën e parë nga mbrojtësi Cicmil i ka mjaftuar skuadrës së drejtuar nga trajneri Cungu të marrë 3 pikë mjaft të rëndësishme nga transferta e vështirë e Vlorës.

Në këtë ndeshje ishte Flamurtari që bëri lojën, por Vllaznia u tregua cinike, duke u rikthyer të fitojë në Vlorë pas plot 9 vjetësh. Me këtë fitore, Vllaznia ngjitet në vendin e pestë në renditje, në kuotën e 15 pikëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *