Paratë e drogës, BE: Në Shqipëri janë 2.6% e GDP-së

Bashkimi Europian vlerëson se industria e drogës në shqipëri përbën 2.6 për qind të prodhimit kombëtar. Shifra bëhet publike në progres raportin e
fundit të Komisionit Europian.
Sipas këtij raporti, paratë e fituara nga industria e narkotikëve përbëjnë një peshë domethënëse të ekonomisë shqitare, e cila nëse krahasohet me vendet e zhvilluara është deri në 300 herë më e madhe.

Sipas Komisionit Europian, në ekonomitë perëndimore si Franca, Italia, Gjermania apo Mbretëria e bashkuar, pesha e industrisë së drogës në prodhimin kombëtar luhatet nga 0.07 për qind deri në 0.19 për qind.

Me vlerën prej 2.6 për qind e prodhimit kombëtar, industria e drogës në Shqipëri xhiron të njëjtën vlerë sa gjithë sektori i arsimit publik dhe privat ose ai i hiotelerisë dhe restoranteve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *