De Biasi: Pse nuk u bëra trajneri i Italisë

Gianni de Biasi sërish protagonist, natyrisht në mediat italiane ku rrëfen një prapaskenë të disa muajve më parë.

Para emërimit të Venturës në krye të stolit të Italisë, trajneri i kombëtares shqiptare ishte përfolur shpesh si një ndër kandidatët e mundshëm, dhe tani konfirmon se ishte shumë pranë stolit të të kaltërve ndërsa u shpreh i pyetur në lidhje me sfidën e ardhshmë të kuqezinjve që do ta nisin impenjimin e parë zyrtar për 2017 pikërisht përballë Italisë.

”Sfida e ardhshme kundër Italisë? Do të kem një stimul më shumë për të bërë mirë, – deklaroi de Biasi duke shtuar, – Pjesa më e madhe e shqiptarëve bëjnë tifo për Italinë pas Shqipërisë. Shpresoj të bëj më mirë se herën e fundit. Po unë isha një hap larg kombëtares italiane dhe e di atë që më pengoi, është një njeri i vetëm” u shpeh De Biasi. Më pas trajneri i Shqipërisë preku edhe temën e ndeshjes së fundit ndaj Izraelit për të cilën deklaroi.

”Jam ende i tronditur nga disfata 3-0 në shtëpi kundër Izraelit. Shpresojmë ta marrim veten shpejt. Në fillim të fazës së eleminatoreve e dinim që do të ishte shumë e vështirë, pasi Italia dhe Spanja kanë shumë kualitet”.

Në fund edhe një mendim për Elseid Hysajn që këto ditë është përfolur shumë si një objektiv primar i Jose Mourinhos në merkaton e Manchester United. De Biasi deklaroi se mbrojtësi shkodran ka qenë gjithmonë shumë i zoti në aspektin taktik, pasi arrin të dalë përpara dhe të mbrojë duke shtuar se Hysaj është vetëm 22 vjeç dhe mund të përmirësohet ende.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *