Policia e Mirditës ka vënë në pranga autorin e vrasjes së parukieres paraditen e sotme në qytetin e Lezhës.
Burime nga policia thanë se është arrestuar i dyshuari Alfred Nikolli.
Ky i fundit qëlloi për vdekje gjatë paradites Etleva Ndokën, 28 vjeçe e cila ishte pronare e një parukerie në qytetin e Lezhës.
Nikolli është arrestuar në një fshat të Mirditës në tentativë për tu fshehur.