Policia e Shtetit ka dhënë detaje për arrestimin e Alfred Bardhok Nikollit, autorit të vrasjes së parukieres Etleva Ndoka ditën e sotme në Lezhë.
Kështu, sipas Policisë, autori është ndjekur deri në fshatin Kallmet, ku ai ka braktisur edhe mjetin.
Sipas policisë, ai është ndihmuar edhe nga një shtetas tjetër, V.N. që është shpallur në kërkim gjithashtu.
Pasi ka pikasur policinë, autori ka zbritur në një përrua, por është kapur nga efektivët.