Inspektorati Shtetëror Teknik ka reaguar për shpërthimin e ndodhur në uzinën e përpunimit të naftës në Ballsh ku hubi jetën 1 punëtor dhe u plagosën 5 të tjerë.
Sipas ISHTI, ngjarja ka ndodhur në impiantin e hidropastrimit të karburanteve. Shkak ka qenë mosrespektimi i rregullave teknike të shfrytëzimit. Shpërthimi ka ardhru gjatë procesit të manovrimit për vënien në punë të separatorit të presionit të ulët. ISHTI thotë se presioni me hidrogjen është rritur 3 herë mbi normalen në mënyrë të menjëhershme dhe nuk funksionoi valvula e sigurimit të paisjes që bën mbrojtjen e saj. Konkluzionet e ISHTI-t për ngjarjen do t’i vihen në dispozicion Prokurorisë për kryerjen e hetimeve prej saj. Do të jetë prokuroria ajo që, përmes hetimeve do të zbardhë plotësisht ngjarjen.