Sekreti për një jetë të gjatë dhe të lumtur seksuale në marrëdhënie është të kesh “pritje të arsyeshme seksuale” dhe të kuptosh përkushtimin e madh në aspektin seksual të marrëdhënies, ka gjetur një studim i ri.
Hulumtuesit në Universitetin e Torontos gjetën se njerëzit që kanë pritje të njëjta seksuale, do të kenë edhe jetë të lumtur seksuale dhe marrëdhënie të gjatë.
Studimi, i publikuar në revistën “Personaliteti dhe Psikologjia”, gjeti se njerëzit mund ose të kenë marrëdhënie që varet nga këto “pritje seksuale” ose të kenë marrëdhënie të “minuar” nga to, transmeton Gazeta Express.
Studimi i udhëhequr nga Jessica Maxwell thotë se njerëzit të cilët “besojnë në fatin seksual janë duke e përdorur jetën e tyre seksuale si një barometër në lidhje me atë se sa mirë është duke shkuar marrëdhënia, dhe besojnë se problemet në dhomën e gjumit janë të barabarta me problemet në gjithë marrëdhënien”.