Një shpërthim i fuqishëm në një pus nafte ka ndodhur mbrëmë në Drenovë të Mallakastrës ku sasi të mëdha gazi dhe nafte kanë vëshuar jashtë.
Shpërthimi ka qenë aq shumë i fuqishëm sa ka alarmuar dhe banorët e zonës. Zjarrfikësit kanë mbërritur në vendin e ngjarjes, por nuk kanë mundur të ndërhyjnë për shkak të rrezikshmërisë së lartë. Situata është ende jashtë kontrollit. Shpërthimi është i ngjashëm me atë të dy viteve më parë në Patos Marinëz.