Kokëdhima reagon për akuzat e ambasadorit Lu: E vërteta e lidhjes time me rusët

Ish-deputeti socialist Koço Kokëdhima ka reaguar sot ndaj akuzave të ambasadorit amerikan Donald Lu.

Duke theksuar se prej 20 vitesh ka themeluar media dhe biznese, Kokëdhima tha se ka qenë në opozitë me të gjitha qeveritë e tranzicionit.

Ai tha se nuk është gjykuar për shkelje as nga Shqipëria dhe as nga një shtet.

Kokëdhima tha se “Shqipëria nuk mund të drejtohet si protektorat nga ambasadorët”.

Ai theksoi se ambasadori amerikan është ndikuar nga të njëjtët njerëz që i hoqën Kokëdhimës mandatin e deputetit në Gjykatën Kushtetuese dhe se Lu ka kapërcyer kostumin politik.

“Në deklaratën e tij ambasadori Donald Lu nëpërkëmbi etikën diplomatike. E bëri pa provë pa asnjë fakt. Gjithë jetën kam punuar në biznesin tim dhe mediat që kam drejtuar janë ndeshur me qeveritë e korruptuara. Kam paguar kostot e kësaj lufte. Kam qëndruar gjithmonë në anën e qytetarëve. Pasuritë i kam bërë me biznesmenë të ndershëm. Erdha në politikë i pasur për të punuar për vendin dhe për një karrierë të shëndetshme. Shumë të tjerë hynë në politikë të varfër dhe u pasuruan. Deklaratat e ambasadorit janë të pavërteta. Janë të ndikuar nga ata njerëz që goditën mandatin tim në Gjykatën Kushtetuese dhe nga ata njerëz e intriga që nxijnë sa një ambasadë në ambasadën tjetër. Intrigat dhe politikanët e ulët të Tiranës nuk mund të vendosin për mua në politikë e bëjnë vetëm qytetarët”, tha Kokëdhima.

I pyetur se mos akuzat e ambasadorit kanë ardhur nga lidhja e tij me rusët, Kokëdhima e mohoi. Sipas tij, ai nuk ka bërë biznes me rusët, përveç blerjes së disa makinave.

3 thoughts on “Kokëdhima reagon për akuzat e ambasadorit Lu: E vërteta e lidhjes time me rusët

  • November 4, 2016 at 2:27 PM
    Permalink

    Deklarate e qarte dhe me shume kuptim z.Kokedhima. Ishte e nevojshme mendoj, pasi nuk mund te ngrihen akuza te tilla nga nje diplomat per nje qytetar te nje vendi demokratik. Aakush pervec oraganeve komeptente, Gjykate apo Prokurori, nuk mund qe te quaj kriminel dike aq me teper nje prsoanlite si ju. Shpresoj shume qe kjo te sherbej si nje reflektim per ambasadorin Lu dhe per te gjithe ata qe ishin pas tij. Mendoj se me kete qe eshte thene jane sqaruar dhe aludimet e njerezve per implikime te stermedhaja dhe skenaret e shfifur qe ngrene pet tju larguar te vertes

    Reply
  • November 4, 2016 at 2:27 PM
    Permalink

    Ambasadoret ne Shqiperi vine te pasurohen dhe shkojne ne vendin e tyre serisht me xhepat plote, ju duket vetja sikur jane ne ndonje vend te humbur te Afrikes, qe mund ti komandojne njerezit si te duan per te perfituar prej pasurive te tyre! por e keqja jon e vjen qe nga koka, nga keta politikane te korruptuar qe shesin njeri tjetrin!

    Reply
  • November 4, 2016 at 3:39 PM
    Permalink

    Mendoj se sot morren pergjigje shume njerez. Ata qe duan te bejne buje me fantazite e tyre te shfrenuara per implikime me ruset dhe prandaj reagoni ndaj deklaratave te tilla. Besoj se kushda nga ne reagon kur akuzohet per dicka , keshtu qe eshte mese normale qe Kocua do reagonte aq me teper qe ku “zoteria” ambasador e quan te korruptuar.

    Reply

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *