Meta takohet me AKIP, garanton se ligji nuk kalon pa konsensus. A do ta mbajë fjalën?

Dy ditë para votimit të ligji të “Mbetjeve”, kryetari i Kuvendit Ilir Meta ka zhvilluar sot dy takime lidhur me ligjin për menaxhimin e mbetjeve, të kthyer në Kuvend për shqyrtim nga Presidenti Nishani.

Fillimisht në Kryesinë e Kuvendit u drejtuan një përfaqësi me ambientalistë gazetarë dhe juristë. Pas takimit me Metën, Sazan Guri tha se “shqyrtuam dekretin e Presidentit. I vetmi konsensus është vota kundër ligjit të mbetjeve”.

Ndërsa gazetari Artur Zheji u shpreh: “Meta na la të kuptojmë se ligji nuk kalon pa konsensusin e shoqërisë civile”.

Më pas ishte AKIP që zhvilloi takim me Metën në Kryesi.

Lavdosh Feruni tha për mediat se kërkuan nga kreu i Kuvendit votimin e dekretit të Presidentit.

Feruni tha se nuk morën garanci vote, por shtoi se “Meta na garantoi se çështja e “mbetjeve” do zgjidhet me konsensus”.

Aktivistët e shoqërisë civile dhe emra të njohur të muzikës shqiptare si Eda Zari dhe Elina Duni, kërkuan që të mos lejohet importi i mbetjeve në Shqipëri pasi do të shkatërronte këtë vend.

Protesta u mbajt tek piramida në Tiranë kundër ligjit të kthyer për rishqyrtim nga presidenti Nishani për importin e mbetjeve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *