E dashura e princit Harry shfaqet në skena të nxehta në serial (Foto, +16)

E dashura e re e princit Harry sigurisht që nuk ka frikë të flirtojë e veshur me të brendshme në skenat seksi në episodet e radhës.

Aktorja Meghan Markle, e cila luan rolin e Rachel Zane në serial, ka rritur temperaturat me bashkaktorin në film, Patrick J Adams, i cili ka rolin e të dashurit të saj, Mike Ross.

Në një nga skenat e filmit ata janë bashkë, teksa ajo i shkon në zyrë Mike, i cili merret me një çështje ligjore.

E inatosur që ai po e gënjen, ajo largohet nga dhoma, por ai e ndjek nga pas dhe e përqafon. Më pas çifti në film shkëmbejnë puthje pasionante, duke bërë dhe skena seksi.

Tashmë është e qartë pse bukuroshja ia ka marrë mendjen princit. Harry më herët ka qenë i lidhur me Cressida Bonas, Chelsy Davy dhe Ellie Goulding, ndërsa Meghan ka qenë e martuar me producentin Trevor Engleson, por u shkurorëzuan në vitin 2013, pas dy vitesh martesë dhe nëntë vitesh së bashku.

harry prin skena-2

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *