Ben Blushi shpall projektin politik të quajtur Lista e Barabartë (LIBRA)

Deputeti Ben Blushi nëpërmjet një njoftimi në faqen e tij në facebook ka njoftuar shpalljen e lëvizjes më të re politike të quajtur Lista e Barabartë (LIBRA).

Blushi fton të gjithë shqiptarët që të marrin pjesë në ceremoninë që do të zhvillohetnë Akademinë e Arteve, të martën më 1 nëntor, ora 18:00. Deputeti Ben Blushi lajmëroi krijimin partisë së re pas largimit nga Partia Socialiste. Pjesë e lëvizjes më të re politike është bërë edhe deputetja Mimoza Hafizi.

Deputeti Blushi prej kohësh kritikonte linjën që ndiqte qeveria ‘Rama’, po ashtu edhe strukturën brenda PS. Nga foltorja e Kuvendit ai deklaroi se po hiqte dorë nga Rilindja e cila ishte kthyer në një ndërmarrje private për intersa personale të disa politikanëve dhe oligarkëve pranë qeverisë.

Ndërkohë Boldnews.al mëson ekskluzivisht disa detaje të parimeve të kësaj force politike që pritet të shpallet më 1 nëntor.

Ja disa nga parimet:

Lista e Barabartë, që do njihet me akronimin LIBRA, do të jetë një organizatë politike, e cila kërkon të mbrojë interesin publik duke garantuar më shumë barazi, drejtësi, mirëqënie, edukim dhe konkurencë të lirë.

LIBRA do të jetë platforma e njerëzve të lirë dhe të zakonshëm, të cilët bashkohen me njëri-tjetrin me bindjen se Shqipëria mund dhe duhet të jetë një vend i jetueshëm dhe i denjë europian.

LIBRA pozicionohet si parti e qendrës, e cila nuk ndjek ndonjë ideologji të caktuar, por zgjidhje në interesin publik.

“Lista e Barabartë (LIBRA) nuk paragjykon askënd për shkak të etnisë, gjinisë, moshës, përkatësisë fetare apo statusit politik e social”, thuhet në statuin e partisë së re sipas burimeve të Boldnews.al.

“Mendimi ndryshe do të pranohet dhe nxitet në këtë parti. “LIBRA” do të inkurajojë dhe nxisë mendimin ndryshe në të gjithë veprimtarinë e saj”, theksohet më tej në parimet e projektit politik që pritet të zyrtarizohet në ditët në 1 nëntor, ora 18:00 në Akademinë e Arteve.

LIBRA i ka dyert e hapura për të gjithë njerëzit e lirë !

mimoza_hafizi_ben_blushi_22776

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here