Spahiu nuk i ndal akuzat ndaj Ramës: Nuk mund të paguajmë faturën e dështimeve

Kandidati për kryetar partie, Përparim Spahiu gjatë një takimi në Pogradec me strukturat e LSI-së ka kritikuar sërish qeverinë.

Spahiu tha se LSI nuk duhet të paguajë kosto për dështimet e partive kryesore me të cilat ka pasur bashkëpunim për qeverisjen e vendit ne 8 vitet e fundit.

“Ka ardhur koha që LSI, e cila është e vetmja forcë politike që rritet çdo ditë, të ketë një rol parësor dhe një udhëheqës në politikën shqiptare dhe në shoqërinë shqiptare. Për mua, por jo vetëm, LSI duhet të jetë e para që nuk duhet të prodhojnë kryeministrat që nuk kanë teserën e partisë sonë dhe që na vendosin përpara faktit të kryer në shumë vendimmarrje të rëndësishme. Sepse ne nuk duhet të paguajmë më faturën e dështimeve dhe të mëkateve të partive të tjera që kanë nevojë për votat tona, që marrin timon e Shqipërisë dhe bëjnë eksperimente me drejtimin e saj”, u shpreh Spahiu.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *