Një operacioni i policisë italiane i bazuar vetëm në dyshime ka cuar në zbulimin e një sasie kokaine dhe marijuane në shtëpinë e një shqiptari.
Mediat italiane shkruajnë se karabinierët në Avellino kanë qëlluar në shënjestër dhe pas kontrollit në shtëpinë e një 27-vjecari shqiptar ka zbuluar 1 kg kokainë dhe 11 kg marijuanë.
Sipas raportimeve kokaina ishte fshehur në tualet, brenda disa qeseve me vakum, ndërsa për marijuanën shqiptari kishte menduar një vend më tradicional, poshtë krevatit.
Sipas policisë italiane, droga në treg kapte shifrën e rreth 700-900 mijë eurove.