Duket shqiptarët janë shumë ‘bamirës’ me vëllezërit nga Kosova. Por, më e bukura është kur punonjës me një detyrë të caktuar tolerojnë shkeljet për shkak se “i duam” shumë shqiptarët nga Kosova.
Një rast i tillë vjen nga një shqiptar i Kosovës, i cili po kthehej pas ndeshjes Shqipëri-Spanjë për në Prishtinë. Policia rrugore e ka ndaluar personin në fjalë dhe i ka komunikuar se gjoba që ai duhej të paguante për mosvënie të rripit të sigurimit është 108 euro.
Por, duke qenë se policët tanë mendojnë shumë për ne, ata kanë vendosur që të bëjnë njërin sy qorr e ta tolerojnë shoferin duke i marrë atij vetëm 5 euro në dorë dhe duke anashkaluar plotësimin e gjobës.
Për dikë mund të jetë korrupsion, për dikë thjesht një “tolerim” i vogël; varet si e shihni.
“JOQ jam një qytetar nga Prishtina, mbrëmë duke u kthyer nga Shkodra paksa të mërzitur nga humbja e Kombëtares na ndaluan policia e shtetit. Arsyeja ishte për rrip të sigurisë, na tha që gjoba shkon deri në 108 euro, por tha që unë do t’ju mundësoj një gjobë prej 8.5 euro ta paguani tek unë. Si përfundim paguam vetëm 5 euro dhe ikëm. Flm po e postuat”.