Arjan Çani ka qenë vetë në rolin e personazheve të tij dhe ka rrëfyer shumë detaje nga jeta personale…si dhe personin që ia mbledh.
Çani ka rrëfyer se ka ndryshuar të gjithë stilin e tij të jetës e ka lënë të gjitha veset duke përfshirë edhe alkolin. Vrap dhe sushi. Ky është togfjalëshi i vetëm i jetës së re të Arjan Çanit. Kamera e “Zoom In” e ka ndjekur gazetarin në vrapin 2-orësh të çdo mëngjesi dhe në drekën me sushi, i vetmi ushqim që konsumon prej një viti.
Pa miq të ngushtë, me një marrëdhënie varësie me familjen dhe Pufin (bashkëshorten e tij ) si edhe shumë të pathëna për politikanët shqiptarë, Çani është rrëfyer për një orë.