Shfaqet UFO në Kinë? (Video-Foto)

Një objekt i çuditshëm fluturues është shfaqur në qytetin Guangzhou të Kinës. Pas shfaqjes së objektit të gjithë njerëzit kanë dalë nga makinat për ta filmuar. Objekti ishte në formë disku dhe banorët pretendojnë se ishte UFO, shkruan Gazeta Express.

Çfarë janë UFO-t?

Kjo fjalë vazhdimisht përflitet në shoqërinë njerëzore por vazhdimisht edhe më shumë bëhet një mister. Rasti i Kinës është thjesht një nga rastet e shumta të cilët njerëzit po shohin në shtete të ndryshme objekte fluturuese. Fjala UFO është shkurtimi i fjalës angleze “Unidentified Flying Objects” që do të thotë në shqip “Objekte fluturuese të paidentifikuara”.

Edhe pse ka shumë dokumentarë për ta, përsëri në pamje të parë duken si legjenda urbane. Deri më sot janë shikuar vetëm objektet materiale që udhëtojnë UFO-t dhe mund të themi se këto objekte kanë forma të ndryshme.

Forma më e shpeshtë është Disku fluturues, por UFO-t janë shfaqur edhe në objekte me formë Koni, Rrethi, Piramide, trekendëshi, Katërkëndëshi, Kërpudhe dhe “Boomerang”, Frizbi. UFO-t në formën “Boomerang” kanë filluar të shfaqen në vitet 1980 dhe ecin ngadalë. Veçori e tyre është se janë në përmasa sa një fushë futbolli.

Sipas historianëve UFO-t kanë ekzistuar edhe në historinë e lashtë të Egjiptit. Disa nga pikturat në Piramida shohim edhe objekte të UFO-ve në to.

Në Kosovë nuk ka pasur raste specifike dhe të qarta  të fluturimit të UFO-ve. Gjithashtu në Kosovë kjo temë vazhdon të mbetet mister dhe e pakomentueshme të banorët.

Ja shfaqja e UFO-s, dje në Kinë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *