Ja si e komentojnë mediat spanjolle fitoren e Shqipërisë

Fitorja e Kombëtares sonë ndaj Lihtenshteinin është komentuar nga mediat ndërkombëtaretë cilat i kanë kushtuar rëndësi pasi kryeson grupin duke lënë pas Spanjën dhe Italinë me nga 4 pikë.

Më shumë jehonë i kanë kushtuar mediat në Spanjë dhe në Itali.

Kështu prestigjiozja ‘AS’ e hap artikullin për kuqezinjtë me titullin “Shqipëria vazhdon të dominojë grupin e Spanjës”.

Në analizën e tyre spanjollët parashikojnë një ndeshje shumë të vështirë të dielën, pasi kanë disa mungesa e fundit Jordi Alba.

Ndërsa në Itali, ‘Sport Mediaset’ shkruan “Shqipëria nuk bën gabime, kryeson grupin”.

Mediat italiane kanë vlerësuar punën e teknikut De Biasi, ndërsa prova e së vërtetës është përballë Spanjës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *