Dhuna ndaj biznesmenit libanez, Meta kërkon zbardhjen e aktit kriminal

Kryetari i Kuvendit Ilir Meta ka kërkuar që të kapen autorët që dhunuan biznesmenin libanez dhe që të zbardhet plotësisht ngjarja.

Largimi nga Shqipëria i investitorit të dhunuar libanez, për Metën është një rast që tregon se duhen bërë përpjekje shumë të mëdha për të krijuar klimë besimi te bizneset për sigurinë fizike dhe juridike.

“Shpresojmë që të jetë i fundit ky rast mjaft i dhimbshëm i cenimit të jetës dhe sigurisë të një investitori të huaj. Është me shumë rëndësi që përgjegjësit e këtij akti kriminal të vihen përpara drejtësisë”, deklaroi Meta.

Meta iu rikthye në Shkodër edhe njëherë çështjes së kanabisit, por këtë herë kritikat ishin për Prokurorinë.

“E kam thënë që është e rëndësishme të bashkohen forcat dhe përpjekjet për t’u përballur sa më seriozisht me këtë fenomen, por edhe për të mos e bërë një debat ekstrem politik dhe këtu natyrisht dhe përveç policisë edhe vetë prokuroria ka një rol të rëndësishëm për të luajtur për të çuar deri në fund çështje të caktuara”, tha Meta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *