Aktori shqiptar në filmin e Woody Allen, me Kate Winslet dhe James Belushi

Woody Allen rikthehet me një film dramë “Untitled Woody Allen Project” në Nju Jork, pas disa komedive që kanë konkurruar në festivalin e Kanës. Në këtë projekt ku sapo kanë nisur xhirimet Woody Allen ka sjellë në kastin e tij një elitë aktorësh, si: Kate Winslet, James Bellushi, Justin Timberlake, Miley Cyrus, Elaine May, John Magaro and Rachel Brosnahan por edhe një aktor shqiptar.

Ky film i cili do te jetë në disa episode me realizim nga produksioni hollivudian, Amazon Studio është një tregim dramë i viteve 50-60, që zhvillohet në Nju Jork dhe në brigjet periferike të tij të Coney Island. Aktori shqiptar Marko Caka ka një rol të një tregtari ambulant ushqimor. Është hera e parë që Caka luan në film të regjisorit të madh si Woody Allen, i cili radhitet në top pesë regjisorët më të mirë të botës.

Siç dihet Caka ka luajtur më parë edhe në filmat e dy regjisorëve legjendarë, Spielberg e Scorsese. Por këtë radhë ai thotë për KultPlus se ndjehet shumë i privilegjuar të luaj për të madhin Woody Allen.

“Ndjehem i privilegjuar pranë Woody Allen në filmin e tij të fundit, pas Spielberg e Scorsese, tani po ndaj sheshxhirimin me tre regjisorët më të mirë në botë. Fati më solli ti njoh nga afër dhe të përjetoj eksperiencën e tyre të paimagjinueshme dhe çdo aktor do ishte me shumë fat ti ndjente nga afër punën e tyre”, ka thënë Caka.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *