Sherr me grushta dhe armë zjarri mes disa të rinjve në mes të Tiranës, arrestohet 21 -vjeçari

Policia e Tiranës ka arrestuar një 21 vjeçar, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim pasi kanë gjuajtur dhe kanosur me armë zjarri tre persona të tjerë gjatë një konflikti.

Ngjarja ka ndodhur në rrugë “Nuçi Naçi”, rreth orës 00:30. Burime nga policia e Tiranës bënë me dije se bëhet fjalë për Xhoni Hitën. I riu u arrestua pas një sherri me armë dhe grushte gjatë ndaj tre personave të tjerë, mesnatës në Tiranë.

KOMUNIKATA E POLCISË:

Shërbimet e policisë pas informacioneve të marra, se në rrugën “Nuçi Naçi”, rreth orës 00:30, shtetasit I. F. ,S. F. dhe E. C., janë konfliktuar dhe kanosur nga Xhoni Hitaj dhe një person tjetër ku po punohet për identifikimin e tij, menjëherë kanë shkuar në adresën e dhënë ku kishte ndodhur konflikti.

Falë veprimeve të shpejta profesionale u bë e mundur gjetja dhe sekuestrimi i armës që shtetasi i arrestuar së bashku me shtetasin tjetër që ende nuk është kapur kishin kërcënuar tre shtetasit e mësipërm gjatë konfliktit. Arma pistoletë e tipit “SIGSAUER P226”, 9mm dhe një krehër me 10 fishekë u gjetën të fshehura në një pallat pranë vendit të ngjarjes, në një kuti matësi uji në katin e tretë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i’u kaluan Prokurorisë së Tiranës, për veprat penale të “Kanosje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *