Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar për avionin e rrëzuar në Ishëm. Duke thënë se ky avion prova e re që tregon se Karteli i Drogës punon çdo ditë, Basha tha se “avioni është porositur pikërisht nga Karteli i Droges në zonën e Krujës, për të marrë drogën e Bushit të Ramës.
“Mohimi nga Rama i denoncimit që bëri në parlament opozita, është përpjekje për të fshehur ngjarjen, për të fshehur të vërtetën e trafikut ajror të drogës.
Të gjitha të dhënat janë se avioni është porositur pikërisht nga Karteli i Droges në zonën e Krujës, për të marrë drogën e Bushit te Rames, që ka mbuluar gjithë zonën deri 2 kilometra larg Aeroportit të Rinasit ku sic kemi denoncuar me foto dhe fakte janr mbjellë mbi 50 mijë rrënjë.
Ky është realiteti. Kjo është Shqipëria e zhytur në drogë dhe narkotrafik në të gjitha format.
Ka ardhur koha që shqiptarët ta clirojnë vendin nga sundimi i Kartelit te Droges që shkatërron ekonominë, sjell krime, dhe vret votën e lirë”, tha Basha.