Ja fytyra e vërtetë e Policisë Bashkiake, dhunon një person që shiste misra (Video)

Policia Bashkiake vijon të shfaqet si gangastere përballë qytetarëve që duan të sigurojnë bukën e gojës. I tillë është rasti kur sot disa inspektorëve të Policisë Bashkiake kanë ushtruar dhunë ndaj një personi që po tregonte misra.

Në video shfaqen 3 policë të cilët kanë rrethuar “kriminelin” dhe tentojnë që të shtyjnë me forcë për t’i sekuestruar llamarinën ku piqte misrat. Ai është ndjerë sikur kishte bërë ndonjë vepër penale të rëndë, ndërkohë që “krimi” i tij i vetëm ishte se kishte dalë në mes të rrugës pasi pushimit të shiut për të siguruar disa të ardhura për të mbajtur familjen.

Bashkia e Tiranës ka hapur një tender prej 250 milion lekësh për të moderinzuar inspektorët e Policisë Bashkiake. Boldnews.al në një koment të saj u shpreh se këtyre njerëzve nuk ka se për çfarë i duhen kompjuterat për shkak ata përdorin duart jo për të shkruar por për të dhunuar.

Video e mëposhtme është prova më e mirë ku nxjerr fytyrën e vërtet të Policisë Bashkiake:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *