“Vlora noton në ujë, dikush të njoftojë kryeministrin” (Video)

Akset kryesore rrugore të qyteti të Vlorës janë përmbytur si pasojë e rreshjeve të dendura të shiut. Banorët si dhe drejtuesit e automjeteve e kanë patur të pamundur të qarkullojnë pasi brenda 1 ore uji doli mbi sipërfaqe për shkak të bllokimit të kanalizimeve.

Video e xhiruar nga gazetari Elio Laze të paraqet një situatë tjetër të Vlorës, ku për ironi në këtë qytet është i zgjedhur edhe deputet kryeministri Edi Rama. Nëpërmjet një statusi në profilin e tij në facebook, gazetari bën një thirrje: “Të njoftojë njeri kryeministrin meqënëse është deputet këtu, që të njoftoj Dritan Lelin se Vlora u përmbyt”.

Ndërkohë edhe Lungomarja e Vlorës është përmbytur sot nga moti i keq, duke vështirësuar akoma më shumë lëvizjen e mjeteve. Qarkullimi i makinave u bllokua për shumë minuta për shkak të nivelit të lartë të ujit në rrugë sikundër shihet në fakt edhe në fotot më poshtë.

Boldnews.al

t tt ttttt

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here