Finalizohet me sukses operacion anti-drogë i koduar “Alpet”. Asgjesohen 514 rrënjë bimë narkotike si dhe sekuestrohet 1 armë zjarri. Arrestohet në flagrancë 1 shtetas .
Gjithashtu procedohet penalisht Kryeplaku i fshatit dhe 1 shtetas tjetër. Efektivët e Komisariatit të Policisë Tropojë, vijim të punës për kontrollin e territorit për parandalimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike dhe mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative, kanë ushtruar kontroll të imtësishëm në fshatin Gjonpepaj dhe Vranë.
Si rezultat i kontrollit të ushtruar në fshatin Gjonpepaj në afërsi të banesave të shtetasve Gjergj Ulndreaj dhe shtetasit D.D., u gjetën dhe asgjesuan me anë të djegies 134 rrënjë bimë narkotike. Gjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit D.D., në ambientet e brendshme ju gjet dhe sekuestrua 1 armë zjarri automatik.
Në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:
• Gjergj Ulndreaj, 55 vjeç, banues në fshatin Gjonpepja, Tropojë. Neni 284.
Si dhe u proceduan penalisht shtetasit:
-D.D., 82 vjeç, banues në fshatin Gjonpepaj, Tropojë. Neni 278.
-Gj.D., 58 vjeç, banues në fshatin Gjonpepaj, Tropojë, me funksion Kryeplak i fshatit Gjonpepaj. Neni 300. Ndërsa gjatë kontrollit të ushtruar në fshatin Vranë, u gjetën dhe asgjesuan me anë të djegies 380 rrënjë bimë narkotike . Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Tropojë, për veprime të mëtejshme.