Ish –kryeministri Sali Berisha e kishte denoncuar pak muaj më parë ish –drejtorin e tensionit të lartë në OSHEE për veriun, që u ekzekutua sot në Mirditë. Më 28 maj, Berisha shkruante se Sajmir Jaku ishte me 8 klasë shkollë dhe i dënuar në Itali për drogë. Këto të dhëna, Berisha pranon se i ka nga një qytetar.
Statusi i Berishës:
-Drejtorin e tensionit të lartë në Veri, Sajmir Jaku si njeri me 8 klasë shkollë dhe të dënuar në Itali me burg për drogë! Miq, për Edvin Kristaq Ramen krimi është meritë për t’u emëruar në detyrë! sb
“Të rujt zoti z. Berisha u bëfsh 100 vjeç. Jam D.N nga Kurbini ing elektrik, ish punonjës i nënstacioneve veriut, në Mirditë drejtor tensionit lartë veri është emëruar Saimir Jaku me 8 klasë i dënuar ne Itali me burg për drogë. Ky është emëruar nga Ndrec deda kryetar bashkisë Mirditë i Edvin Ramës.”