Një difekt i rëndë ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në linjën e teleferikut në Malin e Bardhë në zonën që lidh stacionet Aiguille du Mide në lartësinë 3842 metra e Punta Helbronner 3462 metra, në kufi me Italinë.
Dhjetra persona kanë mbetur të bllokuar në lartësi e duke kërkuar ndihmën e menjëhershmë të trupave të shpëtimit nga ajri.
Me anë të helikopterëve është mundur të evakuohen 80 persona e rreth 45 të tjerë kanë qenë të detyruar të kalojnë natën mbi Malin e Bardhë.
Operacionet e shpëtimit janë ndërprerë për shkak të një reje që pengonte shikueshmërinë e punës së trupave të shpëtimit. Operacionet kanë rinisur punën mëngjesin e sotëm.
Presidenti i linjës franceze Mont Blanc, Mathieu Dechavanneu ka deklaruar se “pasagjerët e mbetur të bllokuar janë në gjendje të mirë, kanë ujë, mbulesa e mjete komunikimi me ta”, ndërsa presidenti i Skyëay italiane Robeto Fraesconi është shprehur se “autoritetet franceze janë në kontakt me radio me pasagjerët e situata nuk është në rrezik.
Autoritetet franceze, vazhdon ai, na lajmëruan për një difekt të linjës për shkak të erës së fortë që ka shkaktuar ngatërrimin e kabllove e teknikët tanë po bashkëpunojnë me ta pët të sistemuar linjën.”
Në operacionet e shëptimit të pasegjerëve kanë marrë pjesë helikopterë të trupave të shpëtimit francez, italianë e zviceranë.
Kjo linjë ajrore teleferiku është ndërtuar në vitet ’50 e lidh me një udhëtim prej 35 minutash stacionet Punta Helbronner me Charmonix.