Defekt në teleferikun e Malit të Bardhë, 45 turistë të bllokuar

Një difekt i rëndë ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në linjën e teleferikut në Malin e Bardhë në zonën që lidh stacionet Aiguille du Mide në lartësinë 3842 metra e Punta Helbronner 3462 metra, në kufi me Italinë.

Dhjetra persona kanë mbetur të bllokuar në lartësi e duke kërkuar ndihmën e menjëhershmë të trupave të shpëtimit nga ajri.

Me anë të helikopterëve është mundur të evakuohen 80 persona e rreth 45 të tjerë kanë qenë të detyruar të kalojnë natën mbi Malin e Bardhë.

Operacionet e shpëtimit janë ndërprerë për shkak të një reje që pengonte shikueshmërinë e punës së trupave të shpëtimit. Operacionet kanë rinisur punën mëngjesin e sotëm.

Presidenti i linjës  franceze Mont Blanc, Mathieu Dechavanneu ka deklaruar se “pasagjerët e mbetur të bllokuar janë në gjendje të mirë, kanë ujë, mbulesa e mjete komunikimi me ta”, ndërsa presidenti i Skyëay italiane Robeto Fraesconi është shprehur se “autoritetet franceze janë në kontakt me radio me pasagjerët e situata nuk është në rrezik.

Autoritetet franceze, vazhdon ai, na lajmëruan për një difekt të linjës për shkak të erës së fortë që ka shkaktuar ngatërrimin e  kabllove e teknikët tanë po bashkëpunojnë me ta pët të sistemuar linjën.”

Në operacionet e shëptimit të pasegjerëve kanë marrë pjesë helikopterë të trupave të shpëtimit francez, italianë e zviceranë.

Kjo linjë ajrore teleferiku është ndërtuar në vitet ’50 e lidh me një udhëtim prej 35 minutash stacionet Punta Helbronner me Charmonix.

3-3 4-4 7 9-3 12

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *