Kompania ajrore ‘Blu Panorama’ ka shkaktuar sërish robleme për pasagjerët që udhëtojnë me avionët e saj.
Mësohet se prej paradites së sotme, shumë prej tyre janë në pritje në aeroportin ‘Nënë Tereza’ për t’u nisur në destinacion.
Sipas pasagjerëve, fluturimi që ishte parashikuar të bëhen në orën 11:45 u shty për në 16:45, pra 5 orë, pa dhënë asnjë arsye. Pasagjerët janë ankuar se për shkak të kësaj vonese u krijohen probleme të tjera në vendetqë kishin destinacion.
Prej disa ditësh kjo kompani ka pasur vonesa në orare, pa dhënë asnjë arsye.
Më 30 gusht pasagjerët e avionit të linjës Tiranë-Milano kanë kaluar momente tmerri, pasi avioni i Blu Panoramë me të cilin po udhëtonin pësoi defekt në ajër.