Skandal/TVSH ndërpret ndeshjen Shqipëri-Maqedoni

Televizioni publik shqiptar ndërpreu ndeshjen e rëndësishme për eleminatoret “Rusi 2018”, Shqipëri-Maqedoni në pjesën kulmore të saj. Sipas raportimeve të para, shkak për këtë nderprerje është moti i keq me stuhi të forta dhe rreshje shiu të cilat e kanë bërë të papërballueshme transmetimin me aparaturat e amortizuara.

TVSH është prodhues i sinjalit televiziv për botën dhe në rastin konkrret ka lënë në terr të gjithë tifozët shqiptar për shkak të pajisjeve copë-copë.

Edhe pse me një buxhet prej 12 milion eurosh në vit, TVSH nën drejtimin e Thoma Gëllçit ende nuk ka dalë nga gjendja e vjetëruar. TVSH vijon të “fusë” ujë gjithandej për shkak të shpërdorimit të fondeve dhe mungesës së investimeve,

Një ndërtes dhe një institucion i kalbur e i korruptuar që grabit çdo ditë taksat shqiptare. TVSH është pasqyra më e mirë e premtimeve të pambajtura të kryeministrit Rama i cili jo vetëm nuk e reformoi por e katandisi në këtë dehrexhet.

Nga Boldnews.al

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *