Me atë që bëri Shukri Xhelili, socialistët nuk e kanë të lehtë t’i kërkojnë votën grave socialiste.
Jo rastësisht në mitingjet ne Dibrës, gratë dhe vajzat kanë qenë të pakta. Edi Rama i doli nga fjala në fushatën e vitit 2015, kur i premtoi një sherbëtor për Dibrën dhe i solli një gjahtar seksi si Shukri Xhelili. Video ku ai kërkonte favore seksuale nga punonjësja e bashkisë është ende e freskët për dibranët dhe jo vetëm. Një javë para datës së zgjedhjeve, kandidati i PS, Muharrem Rama arriti të organizojë një takim me gratë dhe vajzat e Peshkopisë. Ai dukej optimist kur ka parë pjesmarrjen e tyre në takim. Por nga pamjet e shpërndara nga Partia Socialiste duket se më shumë në takim ka folur Blerina Gjylameti dhe Olta Xhaçka, për punën e bashkisë në të ardhmen. Ndërkohë Shukri Xhelili, ish-kryebashkiaku i Dibrës, mbetet në burg. Pak ditë më parë ai kërkoi të lirohej për shkak të problemeve shëndetësore me zemrën. Lapsi.al