Martohet në një ceremoni private vëllai i Lulzim Bashës (Foto)

Vëllai i liderit demokrat, Lulzim Basha, Erlind Basha, i ka dhënë fund beqarisë. Ai ka vënë kurorë këtë fundjavë me vajzën simpatike, Eda Lundra.

Ceremonia martesore, siç shihet në foto është zhvilluar në Drimadhe dhe ka qenë private.

Menjëherë pas kësaj ceremonie vetëm familjare, kreu i PD Basha ka fluturuar për Vatikan ku i është bashkuar personaliteteve shqiptare që po marrin pjesë në ceremoninë e shenjtërimit  të Nënë Terezës.

Erlind Basha është vëllai i vogël dhe i vetëm i kreut të PD-së. SYRI.net mëson se familja e kreut demokrat ka menduar të bëj një ceremoni krejtësisht private dhe vetëm familjare, në Drimadhe.

erlind-basha-5 erlind-basha-4 erlind-basha-3-700x467 erlind-basha-2-700x467 erlind-basha-1

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here