BSH transferon si fitim në buxhet 1.095 milionë lekë

Të ardhurat nga transferimi i fitimit të Bankës së Shqipërisë në buxhetin e shtetit për vitin 2016 janë më të larta se planifikimi në fillim të këtij viti.

Por, gjithsesi kjo shifër ka një peshë të vogël duke përbërë vetëm 0.1 % të PBB-së. Vlera e fitimit të transferuar për vitin 2016 llogaritet 1.095 milionë lekë.

Referuar statistikave mbi treguesit fiskal të ministrisë së Financave, gjatë këtij viti Banka e Shqipërisë ka arkëtuar në buxhetin e shtetit transferim fitimi në vlerën 1 095 milionë lekë, ose 95 milionë lekë më tepër se sa parashikonte në fillim të vitit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *