Policia e Lezhës ka zbardhur plagosjen e dyfishtë të ndodhur tek rreth-rrotullimi i Ishull-Shengjinit, duke vënë në pranga dy persona dhe shpallur në kërkim dy të tjerë.
Policia thotë se konflikti ka ndodhur mes shtetasve Vlash dhe Vlad Seferaj (vëllezër) të cilët kanë shkëmbyer zjarr me shtetasin Marjan Nikolli.
Për pasojë kanë mbetur të plagosur shtetasit T.K.(shok i Marjanit) dhe Marjan Nikolli të cilët ndodhen në spitalin e Traumes në Tiranë.
Pas një hetimi intensiv dhe të pandërprerë, policia ka arrestuar në flagrancë shtetasit:
1. Marjan Nikolli, 41 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Vrasje me dashje” mbetur në tentativë dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të zjarrit dhe municioneve”.
2. Briken Kovaçi, 25 vjeç, banues në Lezhë, për vepren penale “Moskallëzim krimi” dhe “Përkrahje e autorit të krimit”, pasi ky shtetas ka larguar me mjetin e tij nga vendngjarja, shtetasin Marjan Nikolli pas ngjarjes.
Gjithashtu u shpallen në kërkim dhe po punohet për kapjen e tyre, shtetasit:
1. Vlash Seferaj, 31 vjeç, banues në Tiranë për vepren penale “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese”mbetur në tentative dhe ‘Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.
2. Vlad Seferaj, 27 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.
Nga këqyrja e vendit të ngjarjes, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provave materiale:
8 Gezhoja model 54
3 fishekë model 54 të pa qitura
7 gëzhoja 9mm pistoletë
Automjeti tip Benz në pronësi të shtetasit Bledar Kovaçi.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprime të mëtejshme.