Opozita e pranishme në seancë, por nuk do të votojë vettingun

Ndryshe nga sa ishte menduar, seanca e jashtëzakonshme nuk do të jetë një seancë maratonë pasi demokratët e kanë tashmë një qëndrim zyrtar, nuk do ta bojkotojnë atë por as nuk do të votojnë për ligjin e vettingut në formën e tij aktuale.

Për PD, vetting-u i miratuar vetëm me votat e mazhorancës në Komisionin e Reformës në Drejtësi është antikushtetues. Në orën 17:00 demokratët do të jenë të pranishëm në sallë, ku qëndrimin do ta shprehë kreu i Grupit Parlamentar, Edi Paloka e ku pritet që pak deputetë të flasin në emër të demokratëve.

Por në mbledhjen e mesditës me dyer të mbyllura të Grupit Parlamentar, burime thanë për Top Channel se Lulzim Basha këmbëngul për të mos pranuar një ligj për vettingun pa konsesus, e që sipas opozitës është hapur në kundërshtim me Kushtetutën.

Për kryeopozitarin procesi i vettingut, duhet të jetë një proces ligjor dhe jo politik, për këtë të fundit akuzon mazhorancën, edhe për faktin që nuk ka dalë me asnjë argument kundër verëjtjeve dhe propozimeve të ekspertëve të PD.

Në tryezën e punës të Komisionit të Posacëm të Reformës në Drejtësi janë 75 amendamente të demokratëve për 7 ligjet kryesore, asnjë prej të cilave nuk është marrë parasysh.

Sipas kryetarit Basha, projektligji në formën që do të kalojë sot në Parlament, është në shkelje të Kushtetutës së re të miratuar në të gdhirë të 22 korrikut.

Duket se të gjitha gjasat janë që sot mazhoranca ta kalojë e vetme ligjin për pastërtinë e figurës së funksionarëve të lartë. PD do të këmbëngulë për konsesus në të kundërt, ashtu siç Top Channel paralajmëroi një ditë më parë, do të mbajë të hapura mbi tryezë dy opsione, rrëzimin në Gjykatë Kushtetuese ose t’i kërkojë një opinion Komisionit të Venecias.

Zhvillimet e Kuvendit për vettingun minutë pas minute

Ora 18:35 Meta: Qëndrimi i PD për vettingun, jo bindës
Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, u shpreh se qëndrimet e opozitës për ligjin e vettingut nuk janë bindëse. Ai i kërkoi pakicës në Kuvend që të votojë në parim dhe nen për nen ligjin, si dhe të bëhet pjesë gjatë votimit të amendamenteve të propozuara prej tyre.

“S’më duket shumë bindës qëndrimi i opozitës, por kjo është e drejtë e saj. Opozita ka shprehur shumë pretendime dhe për shumë riformulime dhe një pjesë e tyre janë marrë në konsideratë. S’shoh asgjë esenciale që të pengojë votimin nga opozita, ashtu edhe pjesëmarrjes së saj gjatë votimit të amendamteve që ka pretenduar. Disa pretendime e kam të vështirë t’i kuptoj, për cenimin e besueshmërisë së disa institucioneve”, u shpreh Meta.

Kreu i Kuvendit theksoi se Kuvendi është i vonuar në miratimin e ligjit.

“Jemi shumë vonë për ligjin për vetingun në raport me procesin e reformës dhe plotësimin e detyrimeve për integrimin në be. Ky ligj dhe 2 të tjera duhet të raportoheshin me 1 shtator si të miratuar nga kuvendi. Duhet të respektojmë afatet e vendosura nga ndërkombëtarët. Kur konsensusi nuk u arrit për disa javë nuk mund të arrihet për disa orë.

Ka një dallim themelor mes konsensusit të 22 korrikut dhe konsensusit të sotëm. Me 22 korrik kishim të bënim me konsensus për kushtetutën, ndaj isha aktiv në rolin tim negociues. Konsensusi për reformat kushtetuese duhet të realizohet me opozitën. PS-LSI-PDIU kishin 88 vota në 22 korrik”, tha ai.

Ora 18:25 Doda: PDIU, jo as nën mëngë, të votohet ligji i dosjeve
Deputetja e PDIU, Mesila Doda u fokusua në fjalën e saj gjatë seancës së vettingut në Kuvend, te ligji i hapjes së dosjeve, i cili ende s’është miratuar. Duke iu drejtuar kryeministrit Edi Rama, Doda tha se PDIU nuk mund të përdoret si as-i nën mëngë, ndërsa kërkoi miratimin e ligjit të dosjeve.

“U duk sikur 140 votat pro reformës do të ngjallnin një frymë të re kundër së keqes. Por sot jemi sërish në një ditë halli. Asgjë nuk ka rilindur, as shëtitorja e Vlorës as kjo sallë. Me 22 korrik nuk kishim asnjë kushtëzim për votat, megjithëse ishte rasti për kushtëzime. PDIU është këtu për të prodhuar politike, jo kulisa. I famshmi ‘tregu cam’, mund të ishte tregu i PS, PD, apo LSI, por PDIU nuk bën pazare. Bashkëpunëtorët e sigurimit nuk mund të jenë në drejtësi, i ftoj të japin dorëheqjen. Ata duhet të përjashtohen kudo në piramidën e shtetit. Të përjashtohen edhe nga karriera politike. Hapni dosjen në politikë, në media, në administratë. Kur sollëm ligjin për dosjet, u sollët si fëmijë tekaniozë.

Pse nuk është ngritur komisioni për hapjen e dosjeve? Jemi në këtë asallë për të prodhuar politike. PDIU nuk mund të përdoret si as-i nën mëngë. Ju ftoj të votojmë ligjin, jo thjesht për shqiptarët, por edhe për t’i shpëtuar fytyrën politikës”, u shpreh Doda.

Ora 18:17 Berisha: Pas një muaji, Rama s’do jetë Kryeministër
Në replikë me kryeministrin Edi Rama, Berisha insistoi se pas një muaji vendi do ketë një kryeministër tjetër. Sipas tij, ky do të jetë shtatori i fundit Kryeministër për Ramën.

“Kur të thashë do të thyej turinjtë në çdo nen, kisha parasysh Venecian, jo doreza boksi. Mbase pas një muaji nuk do jesh më kryeministër, vendi mund të ketë një kryeministër tjetër. Ky do jetë shtatori i fundit për Ramën. Ne si opozitë jemi serioz, duam që të zbërthejmë ligjin sipas standardeve evropiane. Nuk duam që kryeministri që vjen pas një muaji të kapë drejtësinë. Dy vite rresht të kemi rrezuar të gjitha nenet, t’i valëvizje flamurin e SHBA-BE. Mundësia e zbatimit të ligjit është ndërtimi i Byrosë Kombëtare të Hhetimit. Rama ka hallin e Surrelit dhe të CEZ-it”.

Ora 18:05 Rama: Çdo politikan, legjendar apo historik s’do i shpëtojë drejtësisë
Kryeministri Edi Rama u shpreh gjatë seancës se, vettingu do t’i japë fund drejtësisë së kthyer në mall që shitet dhe blihet. Duke iu drejtuar demokratëve, Rama tha se ata që i kundërvihen reformës, kanë probleme me drejtësinë.

“Moment i rëndësishëm i kurorëzimit të reformës në drejtësi. Vettingu i hap rrugë fshesës së hekurt të pallatit të drejtësisë. Ligji pastron ata që kanë marrë peng drejtësinë në këtë vend. Marrin fund ata që kanë kthyer drejtësinë në një mall që shitet dhe blihet. Ata që i kundërvihen reformës kanë problemë më drejtësinë, ata që pengojnë reformën e ndiejnë se çfarë vjen pas reformës”, u shpreh Rama.

Kryeministri u shpreh edhe më qartë, duke dhënë një mesazh konkret se asnjë politikan, historik apo legjendar, s’do i shpëtojë drejtësisë.

“Ta votojmë këtë ligj si shumicë dhe të mbrojmë themelet e programit tonë qeverisës. Jemi i pari koalicion qeverisës që e kemi shkruar në program reformën në drejtësi. Janë bërë shumë ironi se si mund ta shkruanim ne në program kur reforma kërkonte 94 vota. Arritëm të kalojmë edhe testin e shumicës kushtetuessee me 140.

Opozita bën sikur kontribuon për të përmirësuar draftet. Nuk iu lë ajo që këni thëllë në barkun e shtëpisë tuaj. Gjykatësit nuk do e ushtrojnë profesionin nëse nuk përmbushin kushtet.
Çdo politikan, sado legjendar e historik do e ketë të pamundur t’i shmanget përballjes me drejtësinë. Nuk mund ti shmanget pëtgjegjesisë duke i bërë thirrje njërës pjesë të shqipërisë kundër tjetres. Ky soj politikanësh e ka kufirin tek thana, dhe thana është reforma në drejtësi”, deklaroi Rama.

Kreu i qeverisë u shpreh se vettingu do të miratohet me votat e mazhorancës. Sakaq, lidhur me pretendimet e opozitës, Rama tha se s’mund të ketë konsensus që bie ndesh me parimet e SHBA e BE.

“Ata që u detyruan ti bashkohen konsensusit nga presioni popullor dhe i BE-SHBA. Muri i 94 votave u shemb përpara derës së SHQUP. Jemi gati të festojmë edhe fitore të tjera, mos u ndani nga treni i fitores. Shqiptarët e dinë se kush e ka penguar drejtësinë që të reformohet dhe të normalizohet. Nuk kemi pse të rrahim gjoksin se kush e do më shumë drejtësinë. Kemi vetëm një gjë për të bërë, të votojmë ligjin. Bëmë të gjitha përpjekjet për konsensus. Nuk mund të ketë konsensus allashqiptarçe që bie ndesh me konsensusin e SHBA-BE. Menuja e ndërkombëtarëve duhet të merret e gjitha. Në këtë proces nuk jemi sovranë të zgjedhim veç çfarë nga pëlqen nga rregullat e BE-SHBA, por duhet të përvetësojmë të gjitha normat”, tha Rama.

Ora 17:55 Berisha: Po rrëzohet reforma, t’i qëndrojmë parimeve dhe Kushtetutës
Ish-kryeministri Sali Berisha akuzoi mazhorancën se po rrëzon reformën në drejtësi. Nga foltorja e Kuvendit, Berisha tha se kryeministri Rama po hedh në erë dy vite pune për reformën.

“Seanca u thirr si e jashtëzakonshme, por emergjence e emergjencave është shndërrimi i Shipërisë në Kanabistan. Nga zonat më të thella të alpeve deri në Konispol përbën ngjarjen më të rëndë në këto vite. Dua të uroj Ramën që zgjodhi Arben Ndokën President të Mundjes. Ulsi Manja të përgatitet t’i lëshojë vendin Ymer Lalës. Rama po identifikon veriorët si kriminelë dhe po u lëshon kriminelë. Kjo është urrejtja më e madhe racore.
Jemi të vendosur si opozitë të luftojmë vetëm për standardet. Por prishet konsensusi i sanksionuar në kushtetutë për vettingun.
Jemi të vendosur si opozitë të luftojmë vetëm për standardet. Por prishet konsensusi i sanksionuar në kushtetutë për vettingun.
Duhet që tu përmbahemi amendamenteve të ligjit. Kemi rënë dakord për vettingun, pse ndryshuat qëndrim. Berisha Ramës të kemi thyer turinjtë sa herë kemi dashur dhe do t’i thyejmë prapë. Nuk mund të prishësh 2 vite punë. Sipas Kushtetutës veettingu bëhet nga Byroja Kombëtare e Hetimit. Hajdeni të bëjmë ligjin për BKH. Ne bëmë kushtetutën e drejtësisë dhe e miratuam me qëllimin më të mirë. Kjo seancë t’i kushtohet kanabisit. Komisioni të ulet dhe të gjejë aplikimin e amendamenteve kushtetuese, zbërthimin e tyre. Nëse keni thënë se me vettingun do merreth BKH, s’mund t’ia delegojmë me ligj tjetër kujt. Të bëjmë ligjin”, u shpreh Berisha.

Berisha, duke iu drejtuar Ramës, tha se ky është shtatori i fundit i tij në pushtet.

“Rama ka hallin e Arben Ndokës dhe Ymer Lalës. Me këto që bën nuk do marrësh asnjë votë. Ky është shtatori i fundit i Ramës në pushtet”, shtoi Berisha.

Ora 17:35 Vettingu, Mediu: Drafti i PS antikushtetues, nuk bëhemi pjesë e kësaj farse
“Nuk kemi një parlament të përgjegjshëm për të parë sesi është ligji. Ligji nuk është kushtetues dhe po miratohet politikisht. Shumica prishi konsensusin e 22 korrikut me një proces të njëanëshëm. Mazhoranca kërkonte një proces të njëanëshëm. Për fatin e keq nuk u dëgjun mendimet e ekspertëve të opozitës. Drafti juaj i parë konsiderohej si më i miri po u hodh 70% poshtë nga Komisioni i Venecias. Opozita nuk mund të bëhet pjesë e kësaj farse. Mazhoranca nuk dëgjoi ekspertet e opozitës. Nuk duam që institucionet e drejtësisë të emërohen politikisht. Nuk mund të lejojmë që vettingu të drejtohet nga mazhoranca. Ata që marrin përsipër vettingun do jenë të kontrolluar nga qeveria, kjo është e papranueshme. Drejtoritë pranë kryeministrit nuk shquhen për paanëshmëri, si mund t’u besojmë? Procesi i vetingut sipas variantit të mazhorancës është i manipulueshëm. Një gjyqësor nën shtetin, vendoset mbi të drejtat e qytetarëve. Zëri i opozitës nuk u dëgjua, u cilësua si i pavlefshëm. Nuk ka asnjë procedure se si do të fillojë vettingu. Shumica e deputeteve nuk e kanë lexuar draftin përfundimtar. E kemi detyrim që ta lexojmë. SHBA-BE kanë interes për një parlament funksional dhe kushtetues. Nëse nuk njohim kushtetuten tonë do jemi partnerë fiktive të BE”, deklaroi Mediu.

Ora 17:30 Tërhiqen diskutantët e PS, do flasë vetëm Pandeli Majko
Rreth 20 diskutantët e Partisë Socialiste në seancën e Kuvendit për ligjin e vettingut, janë tërhequr. Mësohet se nga grupi parlamentar i PS, do të flasë vetëm Pandeli Majko, anëtar i komisionit të posaçëm parlamentar të reformës në drejtësi. Edhe grupet e tjera parlamentare do të ketë vetëm nga një folës. Eduard Halimi do të prezantojë qendrimin e PD, Petrit Vasili do të flasë në emër të grupit të LSI, Fatmir Mediu për grupin e PR dhe Mesila Doda për grupin e PDIU.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here