Gazetarët vërshojnë në arat e hashashit (FOTO)

Gazetarët e kronikës kanë shëtitur sot nëpër zonat e mbjella me hashash.

Policia e shtetit i ka marrë me vete në një mission kundër drogës. Ata kanë vërshuar në arat e mbjella me hashash ku kanë postuar dhe foto në profilet e tyre në Facebook.

Pothuajse ccdo ditë në njoftimet e policisë lajmërohet për gjetjen e parcelave të shumta me hashash të cilat po mbillen në zona të ndryshme të Shqipërisë.

Edhe pse në të shumtën e rasteve gjetja e parcelave me hashash është shoqëruar pa arrestime të kultivuesve.
Operacionet antikanabis janë shtrir në të gjithë vendin.

Arrestimet edhe pse kanë qenë të pakta janë zbuluar që edhe funksionar të policisë së shtetit kanë qenë të përfshirë. Në kultivimin e hashashit ditën e djeshme u bë e mundur dhe kapja e një zyrtari në Dukagjin. Boldnews.al

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here