Rrugët e zonës bregdetare të Shëngjinit janë përballur me një fluks të jashtëzakonshëm automjetesh gjatë pasdites të së dielës. Problematika më e madhe ka qenë në superstradën nga Balldren deri në dalje të rrugës së Shëngjinit ku radha e automjeteve është kilometrike.
Shkak për këtë është bërë fluksi i madh i pushuesve të cilët kanë mbaruar pushimet dhe po kthehen në vendin e tyre.
Policia rrugore po punon për normalizimin e trafikut në rrugë.