Bekim Balaj godet sërish. Sulmuesi shkodran gjeti golin e tij të dytë brenda pak ditësh në kampionatin rus me Terek Grozny. Vetëm një javë pasi tundi për herë të parë rrjetën në Premier League ruse, Balaj bëri sërish fatin e Terek në ndeshjen e kësaj të diele me Fc Rostov.
Kur miqtë ishin kryesonin 1-0, në minutën e 33 Balaj shënoi golin që barazoi shifrat. Pas një krosimi nga e djathta, 25 vjecari ishte në vendin e duhur në momentin e duhur për të mposhtur me një goditje me kokë portierin e Rostov. Ishte ky goli që i shtroi rrugën drejt permbysjes skuadrës së Balajt që vetëm dy minuta më pas shënoi dhe golin e 2-1 që i dha fitoren. Odise Roshi ndeshjen me Rostov e nisi nga stoli duke u futur në fushë në minutën e 72 të takimit.
Pas këtij suksesi Terek ndodhet në vendin e tretë të klasifikimit në Premier Leaguen Ruse, por ajo cka është më e rëndësishme Balaj vjen në formë optimale në grumbullimin me Shqipërinë për ndeshjet e radhës, miqësoren me Marokun dhe përballjen e parë të kualifikueseve të Botërorit Rusi 2018, me Maqedoninë në 5 shtator në Loro Borici.