AKTUALITET

Rrogat e kripura në OSHEE, Ardian Çela 3 milion/muaj ndërsa recepsionistja e tij 800 mijë/muaj

Nga Boldnews.al

Qeveria e ka hapur mirë thesin për pagat e punonjësve të Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike duke vendosur rroga të majme për të gjithë administratën e këtij institucioni. Boldnews.al publikon nivelin e pagave që pritet të marrin punonjësit e OSHEE e që janë në disporcion të madh nga pjesa tjetër e administrës publike si punonjësit e policisë, inspektorët e ALUIZNI-t, punjonjësit e Hipotekave, zjarrëfikësit etj.

Më këtë skemë që tashmë është botuar në Fletoren Zyrtare, recepsionistët dhe faturistët marrin 700 mijë deri në 800 mijë lekë në muaj (të vjetra). Për ironi, kjo pagë është e barabartë me një gjyqtarë të Shkallës së Parë në Tiranë.

Administratori i Përgjithshëm i OSHEE, Ardian Çela është kujdesur që pagën e tij ta ketë edhe më të lartë se të presidentit të Republikës, rreth 3 milion lekë në muaj (të vjetra).

Por edhe drejtuesit e drejtorive kanë rroga tepër të larta që kapërcejnë mbi çdo pagë të zyrtarit shtetëror, madje edhe mbi atë të kryeministrit. Kështu Drejtori i Divizionit ka një pagë prej 2.7 milion lekë në muaj, shefi i kabinetit paguhet me nga 2 deri në 2.5 milion lekë në muaj, ndërsa drejtorët e drejtorive rajonale nga 1.5 deri në 2 milion lekë në muaj (të vjetra).

Por teksa shihet se paga e recepsionistëve, shoferëve dhe faturistëve janë rritur në mënyrë të ndjeshme,ajo pjesë e administratës që janë motori i OSHE si (ekletromekanik, saldator i linjave) do të kenë nivelin më të ulët të pagave që kampin intervalin nga 350 mijë deri në 600 mijë lekë në muaj (të vjetra).

Në një raport dërguar Entit Rregullator të Energjisë, vetë OSHE pohon se ristrukturimi i skemës organizative të Shoqërisë si dhe plani i masave në kuadrin e ndërhyrjes dhe të aksionit për uljen e humbjeve dhe rritjen e arkëtimeve janë shoqëruar me rritjen e numrit të punonjësve dhe rrjedhimisht edhe me rritjen e shpenzimeve të personelit.

Struktura e re organizative në kuadër të aksionit të ndërmarrë dhe të ndryshimeve tranzitore ka planifikuar një rritje prej rreth 5% të personelit në vitin 2016.

Sipas OSHEE, pagat shumë të ulta të punonjësve që operojnë në terren, kryesisht elektricistë dhe faturistë të cilat kanë mbetur të pandryshuara prej vitesh, jo vetëm që nuk justifikojnë vlerën e punës së tyre por bëhen shpesh justifikim për uljen e performancës si dhe të abuzimeve të ndryshme.

Boldnews.al publikoi një shkrim të mëparshëm ku ngrinte shqetësimin për diskriminimin që po u bëhej pensionistëve me rritje prej 1.6 % ose afro 150-200 lekë (të reja) në muaj, ndërsa qeveria vepron me dy standarde duke mos kursyer pagat e marramendëse për punonjësit e OSHEE.

rrogat-osherrogat-oshe-2

2 Comments

2 Comments

  1. Pingback: Fondet publike/OSHEE, mbi 2 miliard lek tendera për 3 ditë (Dokumenta) - Boldnews.al

  2. Pingback: Ardian Çela i OSHEE, "dhuratë" vetes 1.3 miliard lekë për mobilim për zyrat e reja - Boldnews.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Te Fundit

To Top