Sëmundja e gjedhit, Panariti: Nuk prek njerëzit por do te asgjësojmë kafshët

Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti u shpreh se sëmundja e gjedhëve, dermatoza nodulare, ka prekur dhe vendin tonë, kryesisht në veri dhe verilindje.

Panariti tha se kafshët e sëmura po mbahen në karantinë dhe ato do të asgjësohen për të mos përhapur sëmundjen tek kafshët e tjera.

Gjatë një konference për shtyp, Ministri i Bujqësisë tha se do të kompensohen të gjithë banorët të cilët kanë humbur kafshët.

“Dëmet janë lokalizuar në Shqipërinë Veriore dhe verilindore. Fati i madh që penguam futjen e infeksionet në qendër, perëndim dhe jug. Me autoritetet lokale do të bëjmë vlerësimin e dëmeve pasi ato janë dhe zona të varfra e do të shikojmë edhe mënyrat e kompensimit financiar por edhe zëvendësim me krerë të shëndoshë. Të gjitha kafshët që janë rezultuar pozitive do të asgjësohen, duke bërë vlerësimin e vlerës së kësaj kafshe me praninë e veterinerit dhe të të dëmtuarit”, u shpreh ministri i Bujqësisë.

Panariti i cilësoi efiçente masat e ndërmarra nga qeveria për parandalimin e përhapjes së sëmundjes.

Megjithatë ai theksoi se nuk ka asnjë rrezik për konsumatorin, pasi është një virus i cili nuk e prek njeriun e nuk transmetohet përmes mishit.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here