E ndersa Banka e Shqiperise promovon thjeshtimin e berjen sa me te lehte te kredise, bankat vijojne te tallen me njerezit. Dicka e tille i ka ndodhur edhe gazetarit Julian Hoxhaj I cili kerkonte të aplikonte për një kredi, por pasi e sorollatën për 2 javë, në fund nuk ia miratuan. I nxehur për kohën e çuar dëm dhe energjitë, Hoxhaj denoncon me forcë atë që i ka shkaktuar banka.
SI E TREGON ME DETAJE ATË QË I KA NDODHUR GAZETARIT:
‘’Raiffisen Bank, çfarë mashtruese!
Tre javë më parë më telefonoi një punonjëse e kësaj banke nga qendra në Tiranë. Për më shumë se 10 minuta në telefon më prezantoi një ofertë kredie dhe si përfundim më garantoi se procedurat kryhen shpejt dhe miratimi është i sigurtë.
Për disa nevoja më duhej të bëja një aplikim kredie dhe nuk zgjata shumë dhe paraqitem në filialin e Elbasanit. Sigurisht që punonjësja e bankës më mirëpret dhe më tregon se çfarë dokumentash duhen. Dorëzoj disa dokumenta dhe nis aplikimi, nga qendra në Tiranë thonë se duhet një çertifikatë që unë jam i ndarë nga familja (pra e kisha ruajtur eksluzivitetin e ndarjes nga familja kur të martohesha por banka u bë më e rëndësishme se nusja), nejse shkoj në Fier bëj procedurat dhe dal kryefamiljar. Kostot e transportit dhe të gjendjes civile janë të miat.
E nisem me qejf drejt bankës se u mbyll puna, por banka do dhe garantor, edhe këtë e kam me punë të rregullt, e zgjidha dhe këtë por banka do dhe një person kontakti, u gjet dhe ky, e sërish aplikimi.
Ndërkohë nga dita e parë e aplikimit dhe deri tani kanë kaluar të paktën dy javë. Pasi mendon se tashmë do marrësh kredinë, qendra e Raiffisen Bank në Tiranë thotë se duhet të mbyll kartën e kreditit që kam në bankën ku marë rrogën, është çmenduri por do e pranosh, pas kësaj rinis aplikimi dhe përgjigja është “i dashur klient ne nuk na bëhet vonë që u ndamë nga familja, që shpenzuat kohë dhe para, që u sorrollatëm për dy javë, fare nuk na kërcet por kredinë nuk ua miratojmë”.
Më thoni nëse mund të shkohet në gjyq për këtë situatë?! Të merr kohën, paratë, të dëmton moralisht dhe mbi të gjitha të shkakton shumë probleme për shkak të vonesave dhe në fund të refuzon, ndërkohë që është kjo bankë që u vetofrua duke më telefonuar për kredi!!’’.