Pak orë pas grabitjes së ndodhur në qendër të Tiranës, ku autorët çanë murin e një banke në zonën e ish-bllokut dhe morën prej andej një sasi parash, një tjetër ngjarje pak kilometra larg kryeqytetit ka ndodhur mëngjesin e sotëm. Por me sa duket policia ka marrë pushimet
Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në Fushë-Krujë (rruga e vjetër Tiranë – Fushë-Krujë), persona të paidentifikuar me një mjet tip Benz pa targa, kanë vjedhur një sasi parash në një pikë këmbimi valutor. Kasaforta e kësaj pike nuk është prekur, deklaron policia.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar Efektivat e Policisë, të cilët kanë vijuar hetimet dhe po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve si edhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Po sot në orët e para të mengjesit në Fushë-Prezë, në rrugë dytësore, tek karburanti “Alb Gaz” persona ende të paidentifkuar kanë vjedhur me dhunë kasafortën me një vlerë rreth 600.000 lekë.