Nga Bledi Mane
Po vinte perballe meje dhe mbi fytyre i lexohej nje ngazellim. Zgjati doren 3-4 metra para dhe nuk e uli derisa ia takova dhe une me timen.
-Je gjigand,me tha. Shkrimet e tua jane te papara por kujdes nga keta maloket e Sales se te vrasin-me keshilloi ashtu si miqesisht ne konfidence.
Andi Kananaj me takoi per here te pare ne fundprillin e vitit 2013. Kisha ardhur nga Permeti ne Tirane te gjeja ndonje sponsorizim modest per ditelindjen e fundit te usta Laver Bariut.
Prilli ishte i nxehte porsi klima politike e Tiranes e nderkohe Andi nuk me shqitej dhe tek me fliste gjithe kohen per fushaten elektorale,mesa dukej kerkonte te binte ne sy qe edhe ai po kontribuonte fuqishem ne marrjen e pushtetit. E mbaj mend ashtu te dobet, te paqethur, te varfer dhe kundermonte nje ere te rende. Djersa e tij tingellonte e fermentuar dhe te fanepste shikasit taze te rinj te Gazidedes ne vitin 1996 kur njerzit nuk u largoheshin prej frikes por u largoheshin prej neveritjes se aromes së kaçkavallit qe shperndanin ne atmosfere.
Andi Kananaj nje jurist model prusist u be i njohur per bukshkalesine e tij. Mjaftist dhe majtist i vonuar i cili pasi u zu me Erjon Veliajn dhe Endri Fugen shkonte cdo te premte dy vjet rresht dhe qahej,shante e mallkonte te Zona e Mpire e Arjan Canit, Partine Socialiste dhe prurjet e reja te Edi Rames. Dhe kjo gjobvenie duket qe i funsionoi mrekullisht sepse rilindasit frikacake e morren nga rruga, e qethen, e lane, e veshen dhe e katapultuan drejtor ekzekutiv te Agjencise se Mbeshtetjes se Shoqerise Civile. Qysh nga maji i vitit 2014 e deri me sot Kananaj menaxhon rreth 7 milione euro ne ndihme te organizatave joqeveritare,me parate e qeverise.
Dhe si per tallje trapi dhe ironi fati keto dy vjet shoqeria civile ne kete vend as nuk duket e as nuk ndjehet gjekundi. Pervec aktivisteve te mbrojtjes se lumenjve Vjose dhe Valbone te gjitha organizatat e tjera thjesht marrin para nga qeveria per ti bere fresk qeverise. I vetmi ndryshim e dini kush eshte?
Kur e takova Andi Kananajn ne fundprillin e 2013 ishte i dobet dhe peshonte 63 kilograme.Tani eshte shendoshur, e ka marre veten dhe ka shkuar 89 kile. Vetem ha,ushqehet si i pangrene, ha,dhjet dhe fle. Gjithe diten restoranteve te Tiranes e gjen duke bere qoka e duke ngrene,duke ngrene,duke ngrene…
Ndaj ti Erjon Veliaj, ti Endri Fuga e ti Edi Rama mire qe shperbleni keta gjobvenes per tua mbyllur gojen por te pakten thuajuni qe edhe te lahen. Andi Kananaj vjen ende erë. Si ajo era e rende e djerses gjate viteve 1992-1996 kur Partia Demokratike erdhi per here te pare ne pushtet.
Shenim i rendesishem/Une artikullshkruesi nuk drejtoj asnje shoqate e nuk kam asnje konflikt interesi me kete tipin ketu lart qe qelbi Rilindjen tuaj!!!